Këngëtarja e njohur nga Prizreni Merita Spahiu është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, e këtë simpati të publikut e pati që në daljen e parë në skenë.

Edhe pse viteve të fundit nuk është shumë aktive në skenën muzikore, ajo merr pjesë në ahengje të ndryshme familjare në të cilat i krijon atmosferë të madhe me zërin e saj të ëmbël, shkruan Kosovarja.

Përveq zërit qe ka , Merita dallohet edhe për bukurinë që posedon e cila në çdo paraqitje arrin të marr vëmendjen me bukurinë e saj.

Merita veçohet si një nga ato këngëtaret e rralla që nuk ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike, e që lirshëm mund të themi se është ashtu siç e ka bërë nëna.

E këtë më së miri e dëshmojnë këto imazhe para disa viteve, të cilat na bëjnë të ditur se një bukuri natyrale si e Merita Spahiut vështirë se gjindet./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË