Një familje artistësh, secili më i suksseshëm se tjetri, të cilët dhanë shumë për muzikën e mirëfilltë shqiptare.

Fillimisht çifti shumë i njohur Nysret Muqiqi e Merita Spahiu, pastaj djali i tyre Albatriti sollën e po vazhdojnë të sjellin këngë hite, shkruan “Kosovarja”.

Përveç karrierës së suksesshme ata kanë edhe një jetë të lumtur bashkëshortore.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, kur përveç Albatritit i cili e trashëgoi talentin e prindërve, ata kanë edhe dy vajza të tjera.

Albiona, është njëra nga vajzat e tyre bukuroshe e cila ndonëse nuk e ndoqi rrugën e prindërve, po merr vëmendje të vazhdueshme nga mediat ‘roze’ e publiku.

Ajo njihet për linjat joshëse dhe fotografitë shpesh provokuese që ndanë me ndjekësit në Instagram.

Biona ekspeimenton me pamjen e saj, sa e shohim biondinë, sa zeshkane, por gjithmonë duket bukur dhe me stil. Edhe në imazhet e fundit me poza para pasyrës bukuroshje duket atraktive dhe me stil.

Si një biondinë Albiona po pëlqehet shumë duke hyrë në lstën e biondinave më joshëse shqiptare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË