Artistja e talentuar Tayna është padiskutim shumë e suksesshme dhe mjaft e kërkuar me koncerte të shumta.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh poston foto provokuese të cilat ndezin rrjetin. Fansat e saj të shumtë e mbështesin kurdoherë.

Por ditën e sotme Taynës i është dashur të anulojë një nga koncertet e saj jashtë vendit.

Artistes i është shtyrë fluturimi disa minuta përpara nisjes, dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar falje tek fansat.

Përmes një postimi në instagram, Tayna ka lajmëruar që nuk do të jetë e pranishme, dhe për këtë është mërzitur shumë.

“U kërkoj falje fansave për mospraninë time, për shkak të vonesës së fluturimit. Jam shumë e mërzitur që nuk munda të isha me ju dhe të kënaqeshim bashkë, por shihemi një herë tjetër. Ju dua”,-ka përfunduar Tayna lajmërimin e saj në Instastory.

Me siguri artistja do lajmërojë një datë tjetër për të mbajtur koncertin e shtyrë, dhe padyshim do jetë në top formë.

Ndërsa vetëm dy ditë më parë Tayna pësoi edhe një aksident në rrugët e Prishtinë, mirëpo fatmirësisht kaloi pa pasoja të mëdha.

Menaxheri i reperes ka treguar se Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime trupore, pos dëmtimeve të vogla të veturës.

Ai ka dhënë versionin e tij të aksidentit duke thënë se vetura e artistes është goditur nga një makinë tjetër.

MUND TË JU PËLQEJNË