Në botë, ne njerëzit, jemi më shumë sesa shtatë miliardë. Por sa shanse kemi që të takojmë një person, i cili është sozia jonë? Kjo varet nga çfarë ne quajmë sozi.

Një vajzë e vogël brenda ditës është bërë e famshme në Instagram për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me këngëtaren Rihanna.

Kanë qenë fansat e Rihannës që kanë zbuluar ngjashmërinë e më pas foton e vogëlushes e ka postuar edhe vetë këngëtarja.

“Për pak sa nuk më ra telefoni, si ka mundësi?”, shkruan Rihanna.

Snoop Dogg i bëri komentin më epik Rihannës duke i shkruar:

“Kur u bëre me fëmijë ti?”.

Sozia e Rihannës quhet Bria dhe është vetëm 7 vjeç.

MUND TË JU PËLQEJNË