Një vajzë si ajo, pak rebele dhe aspak konvencionale, nuk paska patentë shoferi dhe këtë s’e paskemi ditur për Dafina Zeqirin.

Këngëtarja e famshme shqiptare siç merr vesh Prive, sapo ka regjistruar autoshkollën në Kosovë, një hap ky i obliguar me ligj për tu pajisur me leje për vozitjen e makinës.

Dafina që për një kohë të gjatë ka jetuar në Suedi, ditë më parë ka bërë regjistrimin në një Autoshkollë të Prishtinës, për t’i kryer orët e vozitjes në mënyrë që të aplikojë për provimin shtetëror të patentë shoferit.

Ndonëse mund ta kemi parë shpesh duke vozitur qoftë në qytet e qoftë në ndonjë klip të sajin, Zeqiri paska qenë duke bërë një gjë të tillë ilegalisht, sepse për të drejtuar makinën ajo nuk ka pasur leje deri më tani. /Prive

MUND TË JU PËLQEJNË