Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, shpesh herë është kthyer në qendër të mediave.

Nga fillimet e karrierës dhe deri tani në fytyrën e saj vihen re shumë ndryshime dhe shpesh ajo është akuzuar për operacione plastike. Megjithatë duket sikur ndryshimet kanë ardhur me vitet.

Ditën e sotme nëpërmjet një ‘Videolive’ në ‘Instagramin’ e saj Adelina hodhi poshtë të gjitha zërat duke treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë. Teksa fansat e pyesin ajo afron fytyrën për të treguar se nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje estetike.

“Nuk keni faj që më akuzoni. E gjithë estrada është mbushur me operacione”, shprehet këngëtarja.

Gjithashtu ajo zbuloi se flokët nuk i ka ‘exstension’, por gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, flokët i kanë ecur shumë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË