Ish- i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew ka blerë një shtëpi, e cila është e para për të.

Ai e ka bërë të ditur këtë lajm me ndjekësit në Instagram, ku ka treguar se reneovimi i shtëpisë do të fillojë javën tjetër, shkruan rtv21.tv.

Carew mori shumë urime për shtëpinë por ai që ra më së shumti në sy ishte i Dukagjin Lipës. Babai i Duas e ka uruar Carew për shtëpinë dhe është shprehur i lumtur për të.

Kjo lë të kuptohet se pavarësisht asaj që Dua dhe Isaac kanë ndarë rrugët, Dukagjini ruan raporte të mira me Carew. Kurse, Dua Lipa po shijon romancën me Anwar Hadid./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË