Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca feston pas dy ditësh 27 vjetorin dhe për një rast të tillë të veçantë, dhuratat kanë filluar dy ditë më parë.

Luana e ka nisur ditën e sotme me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. Stilistja e saj Blerina, e cila është njëkohësisht dhe mikeshë e ngushtë e saj, e ka surprizuar me një dhuratë të parakohëshme për ditëlindje.

“E dashura ime Blerina më surprizon dy ditë para ditëlindjes, se ajo është e vetmja për mua. Të dua.”- ka shkruar Luana në një foto të postuar në Instastory.

Qëllimi i Blerinës është që të jetë e para që i bën dhuratë moderatores. Luana ka ndarë në Instastory një foto tjetër të buqetës me mbishkrimin ““Dhuratat e ditëlindjes filluan, po pres të tjera unë! Blerina e para je se e di që prandaj e bëre.”

MUND TË JU PËLQEJNË