Dua Lipa para disa ditëve ka qenë në Kosovë.

Në Kosovë ka ardhur për shkak të festivalit “SunnyHill”, i organizuar nga babai i saj.

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ka shfrytëzuar rastin që ta vizitojë edhe Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Në Instagram, ajo ka hedhur ca foto nga takimi, ku tregoi emocionet që ka përjetuar.

“Foto prej pritjes me Ambasadorin e Britanisë në Kosovë, ku takuam artistë, kreatorë dhe aktivistë që janë duke sjell ndryshime në Kosovë, përmes muzikës, artit, kulturës e sportit. Jam me fat që kam pasur rastin ta shoh nga afër punën e tyre dhe të mendojmë mënyra bashkëpunimi” tha këngëtarja.

MUND TË JU PËLQEJNË