Është shndërruar në një nga zërat më të pëlqyer të kohës, ka dëshmuar që ajo këndon si askush tjetër, se është shumë origjinale dhe nuk mund të krahasohet, shkruan “Kosovarja”.

Albina Kelmendi, tashmë e ka vendin e saj të merituar në skenën muzikore shqiptare.

Për ata që nuk e dijnë, ajo u dëshmua në skenën e “The Voice of Albania”, ku edhe ishte konkurrentja më e denjë për fitore.

Këngëtarja, për revisten “Kosovarja” ka folur rreth asaj se a do ta linte muzikën për dashurinë.

Ja çfarë thotë:

“Shpresoj te mos vijë ajo ditë të përballem mes kësaj. Pasi që duhet të jap një përgjigjej se cilën do e zgjidhja, pa dyshim që është karriera. E thotë dhe një thënie e famshme:

Nëse duhet të zgjedhësh mes karrierës dhe dashurisë, zgjidh karrierën, sepse ndoshta një mëngjes dashuria do ikë, ndërkaq karriera çdo mëngjes do kërkojë të vazhdojmë tutje”, thotë Kelmendi për “Kosovaren”.

MUND TË JU PËLQEJNË