Mbrëmë, në orët e vona janë shpallur dhe nominimet për 14 kategori, ku dy artistet, Ariana Grande dhe Taylor Swift prijnë me nga 10 të tilla.

Mirëpo, kësaj liste të nominimeve nuk i mungojnë as këngëtaret me prejardhje shqiptare.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy shqiptaret që janë nominuar, ndërsa e njëjta nuk ka ndodhur me Rita Orën.

Të dyja artistet shqiptare janë nominuar në kategorinë “Best Dance”, Bebe Rexha me dy këngët e saj “Call you mine” dhe “Say my name”, ndërsa Dua Lipa me këngën “Electricity” në bashkëpunim me Diplo dhe Silk City.

Me datë 26 gusht do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2019”

Votimi për të gjithë artistët në 14 kategoritë mund të bëhet ‘online’ në faqen e “MTV VMA”.

MUND TË JU PËLQEJNË