Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja kur u shfaq me një mashkull të panjohur në Los Angeles.

Bebe Rexha nuk i ka shpëtuar fotografëve këtë të shtunë kur në darkë doli me një mashkull misterioz, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja e veshur me të zezë u pa kapur dorë për dore teksa po hynin në restorantin ‘Delilah’ në Los Angeles.

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk kanë marrë përgjigje.

Në një deklaratë të fundit, artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do të bëj me ta. Nuk me intereson kush është. Unë jam në energji të mëdha për momentin”.

MUND TË JU PËLQEJNË