Të gjithë po presin me padurim ta shohin Arbnorën duke luajtur në serialin turk.

Ish misi dhe modelja e njohur Arbnora Ademaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u bërë pjesë e kinematografisë turke, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja po vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga mediat vendore e turke ku po  shoqërohet vazhdimisht nga aktorët më të njohur e të famshëm turk.

Lajmet që Arbnora po bëhet aktore kanë bërë bujë tash e disa javë, ndërkohë që po përkrahet nga të gjithë. Përgëzime, lavdata, e këshilla për të mos u ndalur ajo po merr çdo ditë nga njerëzit.

Këtij suksesi të saj secili po i gëzohet në mënyrën e vet. ‘Dojn me na marrë turqit”, është njëri nga komentet interesante që i është bërë Arbnorës në Instagram, duke e përgëzuar e uruar tutje.

Se do ketë sukses në këtë projekt as që vihet në dilemë, duke pasur parasysh kapacitetin dhe energjinë që reflekton ajo. Edhe sa i përket bukurisë Arbnora ua kalon aktoreve turke./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË