Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri vendosi të ndajë me fansat në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft atraktive të shtunën.

Bëhet fjalë për disa imazhe të realizuara në Tiranë, ku ajo shfaqej mjaft provokuese e veshur në një kostum të zi me dekoltenë e hapur.

Mes komenteve të shumta që mori nga fansat në rrjetin social Instagram, një nga komentit erdhi edhe nga DJ Geek, me të cilin Dafina ka treguar një afrimitet shumë të madh kohëve të fundit.

Ai e ka ngacmuar këngëtaren me një koment, duke iu shprehur në anglisht: “Eja më sill ato të pasmet e mira këtu, menjëherë”.

Ndërkohë, Dafina nuk ka lënë pa iu kundërpërgjigjur duke i shkruar “Të dua”, në replikën drejtuar këtij komenti.

Kjo çasje mes tyre përforcon zërat që tash e sa kohë qarkullojnë në raport me dyshen, për të cilët dyshohet se mund të jenë më shumë se miq.

MUND TË JU PËLQEJNË