Në orët e mbrëmjës një autobus është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit.

Autobusi po udhëtonte me pasagjerë në drejtim të Durrësit.

Nuk bëhet e ditur për ndonjë të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në afërsi të tunelit të Kalimashit një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri. Fatmirësisht deri tani nuk ndonjë informacion për të lënduar.”

Lidhur me rastin Kompania Ariani nga Mitrovica nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se autobusi ishte në gjendje të rregullt, por flakët e kanë kapluar nga temperaturat e larta.

Edhe kompania njofton se përveç dëmeve materiale nuk ka asnjë të lënduar.

MUND TË JU PËLQEJNË