Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka konfirmuar se trupi i pajetë që është gjetur mbrëmë në Gadime të Lipjanit është i Shqipdon Aliut që ishte zhdukur tash e një javë.

Në raportin e policisë thuhet se trupi është gjetur rreth orës 21:30 minuta pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes, ndërkaq, menjëherë kanë dalë njësitet relevante, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

“Raportohet se me datën 21.10.2019 rreth orës 21:34 pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte raportuar se kishte dalë nga shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shkruhet në raport të policisë. /GazetaExpress

MUND TË JU PËLQEJNË