Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar hapjen për qarkullim të autostradës ”Arbën Xhaferi”.

Ai është rikthyer në kohë, duke kujtuar kohën sa ishte shef i Qeverisë së Kosovës në vitin 2014-të, kur kishin nisur ndërtimin e këtij segmenti rrugor.

”Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada “Arbën Xhaferi”, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë! HTH”

MUND TË JU PËLQEJNË