Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes Taynas-Fifit-Rinës.

Sherr ky ku nuk munguan edhe “diss-at” në këngët e tyre, dedikuar njëra-tjetrës.

Por, duket se tani ‘kokat’ janë ulur!Javën e kaluar Rina Balaj kishte publikuar një video në Instagram ku këndonte këngën e Lady Gagas – Shallow, e që Fifi komentoi duke iu lutur të këndonte më shumë ( dhe jo të bënte rap).

“Të lutem këndo më shumë”, ishte komenti i Fifit, ku mori komente të shumta nga fansat e Rinës.

E një gjë e tillë ndodhi dhe sot, por kësaj radhe me Taynan!

Mbrëmë Tayna publikoi një fotografi në InstaStory ku kishte blerë gjëra ushqimore për një familje në nevojë. I pari që e kritikoi për këtë postim ishte blogeri Olti Curri i cili i tha Tayanas se me 50 euro pazar nuk do merrte titullin “Nënë Tayna”.

“O Tayna na i solle zorret ne fyt qe publikon keto “bamiresite”…Per 50 Euro pazar shkon ben story tjeram kujton qe do i japin titullin shenjtore “Nene Tayna”, shkroi Olti.

Por, në mbrojtje edhe tek Tayna, kësaj radhe shfaqet Fifi!

Në Instagram, Fifi i është kundërvënë Oltit, dhe gjithmonë duke mbrojtur Taynan për gjesin e bërë për familjet në nevojë, ku ka shkruar se 10 persona të vepronin si Tayna bota do ishte më e mirë.

“Deshta sdeshta une, kjo qika osht influencer..10 veta ma shume me dal sikur kjo bota bohet ma e mire..pastaj a ka harxhu 50 Euro a thjesht 5 Euro..kjo ka bo diqka bile ti rrin e flet…qoje njo “dost”, ka shkruar Fifi.

MUND TË JU PËLQEJNË