Sot janë bërë 21 vjet nga rënia e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici.

Shumë fytyra publike i kanë përkujtuar dëshmorët, duke kujtuar veprën dhe sakrificën e tyre për Çlirimin e vendit, shkruan “Kosovarja”.

Edhe Daut Haradinaj tha se bashkëluftetarët e tij ishin themeli i lirisë sonë.

“Liria dhe Pavarësia e Kosovës e ka themelin në sakrificën tonë shekullore. Themeli i lirisë janë edhe Toni e Mici me bashkëluftëtarë, sot bëhen 21 vite nga rënia tyre.
Heronjtë nuk vdesin kurrë. DH”, tha Hardinaj në një postim në facebook.

Krahas këtij shkrimi ai publikoi edhe dy  fotografi të cilat nuk kemi pasur rastin ti shohim më herët. Aty duket edhe Daut Haradinaj në moshë të re, si nxënes i shkollës së mesme./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË