Modelja e njohur e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Arbenita Ismajli po vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Kjo sigurisht për shkak të famës që ka por edhe për shkak të lidhjes që kishte me reperin e njohur kosovar Feron, e që kohët e fundit u dëgjuan zëra që çifti janë ndarë, shkruan “Kosovarja”.

Duke pasur parasysh se çifti më herët kishin bërë lojëra të tilla se gjoja janë ndarë, e më pas rezultonin ende bashkë ishte vështirë për tu besuar nëse u ndanë sërisht.

Ani pse çifti reaguan vetëm duke e larguar njëri-tjetrin nga instagram si dhe fotot që kishin së bashku, ndonjë deklaratë nuk dha asnjëri prej tyre.

E derisa Arbenita pozon joshëse e veshur në këtë fustan të bardhë nuk harron ta thumbojë reperin.

“Me ose pa ty ajo është mbretëreshë” shkruan modelja.

Por, a thua si do reagojë Fero pas kësaj, mbetet të shihet. A do ketë zemër t’ia kthej në të njëjtën monedhë ish- të dashurës së tij bukuroshe?./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË