Dafina arrin një sukses

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri është një ndër emrat e dashur për publikun, e cila që nga fillimi i karrierës ka mbledhur pas vetes fansa të shumtë.

Këngëtarja duke qenë se ka numër të madh të personave që e pëlqejnë mundohet që për ta të jetë mjaft aktive në rrjete sociale, për të cilët publikon imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka hedhur në instagram një imazh, në të cilin shihet gjysmë e zhveshur dhe duke festuar në shtrat, shkruan rtv21.tv

Dhe këtë e ka bërë në shenjë të asaj që këngëtarja në Instagram ka arritur shifrën e 1 milion ndjekësve. 1 milion ndjekës në Instagram sot i ka arritur edhe këngëtarja Orhidea Latifi-Kida. “Kurgjo nuk kallxojna” dhe “A don Love?” në bashkëpunim me reperin Noizy janë dy projetet e reja të Dafina Zeqirit.

MUND TË JU PËLQEJNË