Mësoni sa kushton nata në hotelin ku po qëndron këngëtarja Një muaj pas publikimit të projektit të fundit muzikor, Dafina Zeqiri ka marr rrugë drejt Maldives për të pushuar së bashku me familjen e saj.

Këngëtarja ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale disa imazhe nga udhëtimi dhe hoteli ku janë vendosur.

“You and Me” është hoteli ku Dafina së bashku me nënën dhe motrën do të qëndrojnë për disa ditë për pushime, para festave të fundvitit.

Një natë për dy persona të rritur në këtë hotel kushton rreth 550 dollarë amerikan.

Padyshim se pushimet janë mënyra më e mirë për të përmbyllur një vit plotë angazhime e punë. Kujtojmë se këtë vit Dafina ishte mjaft aktive.

Para adhuruesve të saj këngëtarja ka prezantuar 7 këngë të reja së bashku me videoklipe: këngën “Alo” në bashkëpunim me Dj Geek, “A e mban n’men”, “La Reina”, “Desole por favor” në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani, këngën “Lule Lule” në bashkëpunim me Lumi B, “Bye Bye” në bashkëpunim me Tayna-n dhe këngën “Ring Ring” në bashkëpunim me Varrosin.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/478067906162575/

MUND TË JU PËLQEJNË