Dafina Zeqiri duket se ka përgënjeshtruar Noizyn.
Noizy ka publikuar një fotografi me Dafina Zeqirin, ku edhe ka shkruar se ajo ka nënshkruar me labelin e reperit, OTR.

Lajmi pa dyshim se ka bërë bujën, duke u komentuar shumë nga fansat, shkruan Gazeta Express.

Por, duket se kjo nuk është e vërtetë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet Dafina, me anë të një komenti në këtë fotografi, ku e quan reperin gënjeshtar.

Dafina shkruan me shaka: “Je një gënjeshtar i keq”, duke ia demantuar kështu deklaratën dhe duke bërë me dije se Noizy vetëm po tallej me këtë gjë.

MUND TË JU PËLQEJNË