Përveç se në palestër, kufjet ‘AirPod’ po vendosen edhe përgjatë aktit intim.

Sipas një studimi të kryer nga ‘TickPick’, një uebfaqe tregtie, një nga pesë përdorues të ‘AirPod’ kanë pohuar se kishin vendosur kufjet pa tela përgjatë marrëdhënieve.

Të paktën 20 për qind e të anketuarve pretendonin se “shpërthenin” në melodi gjatë aktit.

Sipas studimit, 57% e njerëzve ishin të kënaqur me jetën e tyre, por gjasat e kënaqësisë së aktit ndryshonin në varësi të zhanrit të preferuar të muzikës.

Në krye të listës qëndronin tifozët e muzikës “country”, me një 66.3 për qindësh të cilët raportuan të jenë të kënaqur me jetën.

Ata që pëlqenin zhanrin ‘blue’ gjendeshin poshtë zhanreve të mësipërme me 64.3%. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË