Pa marr parasysh se si e shohim ne filma aktin intim spontan me shumë epsh, në jetën reale ndodh e kundërta

Planifikimi i marrëdhënieve mund të ju sjell tejet më shumë kënaqësi.

Sipas një studimi Gjerman i publikuar në “The Journal of Sex”, ata persona të cilët kanë prirje në planifikimin e marrëdhënieve kanë funskion më të mirë sesa ata të cilët mundohen të kenë seks spontan, raporton “The Indepedent”.

Ata me tipare të personalitetit që bien nën ombrellën e ndërgjegjshëm, si njerëzit më efikas, të orientuar, të disiplinuar dhe të besueshëm kanë më shumë gjasa të përjetojnë më shumë kënaqësi.

Një ekip psikologësh në Universitetin e Ruhr Bochum, i kanë anketuar 900 çifte më shumë heteroseksual dhe i pyetën ata për cilësinë e jetës së tyre dhe tiparet e personalitetit të tyre në mënyrë që të gjejnë ndonjë lidhje.

Në përgjithësi, ata zbuluan se njerëzit e ndërgjegjshëm përfitojnë më shumë nga përmbushja më e lartë. Planifikimi i intimitetit në një mënyrë apo tjetër mund të kontribuoje në një komunikim më të mirë pa paragjykime, sugjerojnë studiuesit.

MUND TË JU PËLQEJNË