Nëse ndonjëherë krejt papritur ju ikën dëshira për marrëdhënie, blini salmon dhe gatuajeni për darkë.

Sepse siç mund ta keni dëgjuar plot herë të tjera ushqimet e detit shtojnë dëshirën e aktit intim dhe të ndihmojnë për të mbetur shtatzënë më shpejt.

Studime të bëra në universitetin e Harvard-it, zbuluan se të tilla ushqime përveçse rrisin dëshirat si tek burrat ashtu dhe tek gratë, përmirësojnë cilësinë e spremës dhe të vezëve.

Që të jemi më të qartë po ua themi ekzaktësisht çfarë duhet të konsumoni. Bazuar në studim thuhet se çiftet që hanë 2 herë në javë ushqime deti kanë aktivitet seksual shumë herë më të gjallë se të tjerët.

E sigurtë është se sapo të keni mbaruar darkën gjëja e parë që do t’ju shkojë ndër mend është shtrati. Dhe jo për të fjetur.

Përsa i përket shtatzënisë, duhet që të dy partnerët të bashkëpunojnë në dietën me ushqimet e detit.

Kështu ajo çfarë duhet të bëni tani është të rezervoni një tavolinë në restorantin tuaj të preferuar me ushqime deti./Anabel

MUND TË JU PËLQEJNË