Tashmë kanë dalë online pjesa më e madhe e projekteve festive të produksioneve të ndryshme, që si çdo vit, janë në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar senzacion.

E natyrshme që senzacioni të arrihet me emra të konfirmuar, me këngëtar që bëjnë përshtypje dhe që publiku i do, shkruan “Kosovarja”.

Ndër këta emra, padyshim që rangohet edhe ai i këngëtares së mirënjohur, Leonora Jakupi. Edhe këtë vit Leonora shkëlqen në të gjitha performancat e fundvitit.

Teksa në një kafe po këndonte Leonora, shumë njerëz po e lavdëronin bukurinë, sharmin e saj, ndërkohë që po pyesnin me kureshtje: A thua kush e ka nafakë?

Këngëtarja që në rininë e hershme ka qenë shpesh e përfshirë në vorbulla thashethemesh, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË