Një rast i rëndë ka ndodhur në Vrellë të Istogut.

Indeksonline nga burimet mëson se burri e ka goditur me mjet të fortë bashkëshorten e tij.

E njëjta ka pësuar lëndime trupore edhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe po trajtohet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për mjet të fortë brenda familjes.

“Sot rreth orës 13:08 minuta, Policia është informuar se në Spitalin Rajonal të Pejës është sjell një përson i lënduar, i gjinisë femër 1984, e cila është duke u trajtuar dhe gjithnjë sipas mjekëve gjendja është stabile. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante përkatëse dhe Prokurori i Shtetit. Dyshohet se viktima ka marrë plagë nga mjet i mprehtë, thikë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe rasti po dyshohet si ‘vrasje në tentativë’, ka thënë Rugova

MUND TË JU PËLQEJNË