Dy persona nga një fshat i Istogut, po dyshohet se kanë pasur kontakte me të shtetasen italiane e cila është prekur nga virusi Covid-19. Atyre iu është rekomanduar të izolohen.

Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

“Ne ju kemi sugjeruar që të marrin masa preventive. Kanë pasë kontakte indirekte me persona të dyshuar për koronavirus. Për këtë arsye, ata dhe familjet e tyre janë vetëizoluar, që të jenë më të sigurt ata dhe qytetarët tjerë”, ka thënë Osmanaj.

Osmanaj ka theksuar se deri më tani, asnjëri nga personat e izoluar, nuk ka pasur shenja të virusit, por atyre iu është rekomanduar izolimi, për shkaqe sigurie.

“Nuk kanë simptoma të virusit asnjëri nga ta. Me rekomandimin tonë, ata janë vetëizoluar para dy ditëshj”, ka theksuar Osmanaj.

Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar pesë raste me koronavirus.

MUND TË JU PËLQEJNË