Duket sikur postimet e Flor Mumajesit në rrjete sociale, asnjëherë nuk janë rastësore.

Diku fshihet një mesazh, diku një deklaratë, e diku tjerë janë kode që duan kohë për t’u dëshifruar.

I tillë është edhe postimi i fundit i kantautorit në llogarinë e tij personale në Instagram.

Fituesi në fuqi i Këngës Magjike ka postuar një video në Instastory, të shkëputur nga një vizitë mjekësore të një eko-je zemre.

Ende nuk e dimë arsyen e vërtetë të kësaj vizite, ama Flori ka dashur të na zbulojë diçka se çfarë ka brenda zemrës së tij.

“Ose më duket mua, ose ka muzikë brenda…”- shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron videon e publikuar, ku në sfond dëgjohet zhurma që krijojnë rrahjet e zemrës.

Por, jo vetëm kaq. Flori ka treguar se përpos muzikës, aty gjendet edhe një emër.

“Doktoresha nuk ma tregoi të plotë emrin që pa në zemër, por një shkronjë ma tha…” – shkruan sërish kantautori poshtë videos.

Që aty kishte muzikë, këtë e dinim të gjithë, si dëshmitarë të shumë hiteve të lindura pikërisht nga zemra e tij, ama që ekzistonte dhe një emër, nuk ishim të sigurt. Po cili të jetë ky emër vallë?

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të gjejmë doktoreshën fillimisht, me shpresën se do të na tregojë ndonje gërmë më tepër.

MUND TË JU PËLQEJNË