Këngëtarja me famë botërore Rihanna njihet edhe si një ndër artistet më të pasura në botë.

Përveç muzikës Rihana drejton edhe brendin e saj të kozmetikës “Fenty”, e cila ka arritur mjaft sukses.

Rihanna është duke lëshuar me qera shtëpinë e saj në Hollywood me një çmim prej 28 mijë funte për muaj.

Objekti përmban një pishinë pranë shtëpisë, dhomë kinemaje, si dhe e gjitha me një dekor mjaft elegant.

Qiramarrësi i ri i shtëpisë mund të gëzojë gjashtë dhoma gjumi dhe të paktën tetë banjo.

Por, në qoftë se nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme për mysafirët në shtëpinë kryesore trekatëshe, ka edhe një bujtinë të veçantë ngjitur me një garazh.

Ka edhe dhoma të shumta gjumi dhe dhoma për argëtim, ndërsa është e vendosur dhe një piano e madhe.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” bleu pronën në korrik të vitit 2017 për 5.5 milionë funte, përpara se ta vendoste për shitje dhjetorin e kaluar për 6 milionë.

Vendimi i këngëtares për t’a dhënë me qera vjen pasi ajo zbuloi se do jetonte në Londër.

Artistja e cila është me origjinë nga Barbados – u zhvendos në Londër për t’u afruar me ekipin e produkteve të saj të bukurisë “Fenty”, pasi krijimet e saj janë projektuar në Paris dhe prodhohen në Itali.

MUND TË JU PËLQEJNË