Se është blogerja më e njohur dhe më me stil kjo nuk do diskutim.

Ariana Fejzullahu është nga ato femrat që sa herë përmendet për modë dhe elegancë, menjëherë të vjen në mendje emri i saj, shkruan Kosovarja.

Gruaja e këngëtarit më të njohur Emral Fejzullahut, duket se ka lindur për të qenë model i femrave dhe për të dëshmuar prirjen e saj për veshje në shumë mënyra të ndryshme.

Edhe ajo çfarë nuk na vjen në mendje, Ariana di të nxjerrë e të krijojë stil unik, duke i bërë të gjithë të lakmojnë e të bëhen si ajo.

Padyshim që llojshmërinë e teshave që zgjedh për të veshur e përmbush me bukurinë dhe sharmin e saj, për çka përmendet shumë shpesh dhe për këtë.

Po, Ariana di të ndezë e të godasë aty ku nuk e pret, ashtu sikurse kjo fotografi e saj e radhës si një pikturë e gjallë që po di të flet vet. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË