Familjes Fejzullahu iu është shtuar edhe një anëtare e re në këto muajt e fundit.

Ermal dhe Ariana Fejzullahu kanë marrë epitetin e prindërit për herë të katërt, dhe këtë titull iu dha Ana e vogël, shkruan Kosovarja.

Me ardhjen e saj në këtë jetë, ende më shumë është freskuar dashuria e dy prindërve të saj, e ndoshta është shtuar edhe më shumë.

Ana bukuroshe i ka bërë të përjetojnë përsëri magjinë e lumturisë dhe të emocioneve, sikur atëherë kur janë bërë prindër për herë të parë.

Tani, e gjithë vëmendja po shkon kundrejt saj dhe të gjithë po merren vetëm me të.

Ajo që më së shumti kalon kohë dhe është me të në çdo moment është Ariana, e që është nënë e përkushtuar dhe e kujdesur deri në detajin më të vogël sapo e dëshmuan edhe këto fotografi të realizuara që i nxjerri në pah të Anës së vogël. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË