Ariana Fejzullahu është blogerja më e famshme dhe më me zë në estradën shqiptare.

Ëndrra e saj me kalimin e viteve është bërë realitet, dhe tanimë njihet ngado për kreativitetin dhe idetë e saj, shkruan Kosovarja.

Ariana edhe nga asgjëja mund të krijojë diçka unike për veten e saj, pasi duket se ka lindur për të bërë kombinime nga më të ndryshmet të veshjeve.

Thujase çdo ditë e shohim duke veshur nga ato garderobat e shtrenjta, e të mbuluara me firmato.

Rrallë herë e kemi parë të veshur si nuse, siç po veprojnë të tjera nuse të estradës.

Por, duket se këtë dëshrië më në fund iu plotësoi fansave të saj, dhe këtë herë u prezantua me dallamë.

Po, kaq bukur dhe e mrekullueshme dukej, sa nuk do të ngopeni së shikuari atë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË