Sukseset për Arbnoren nuk po kanë të ndalur.

Kanë kaluar më shumë se një dekadë kur Arbnora Ademaj rrëmbeu kurorën e “Miss Kosova 2007” dhe që atëherë rrugëtimet drejtë famës për të veç vinin e shtoheshin, shkruan “Kosovarja”.

Njihet edhe si një moderatore e suksesshme duke drejtuar emisionin “Zone” në Rtk.

Por, jo vetëm kaq. Bukuria që posedon ia hapi rrugët përtej kësaj.

Nuk ka shumë kohë që Arbnora e konfirmoi pjesëmarrjen e saj në një serial turk, xhirimet e të cilit do të fillojnë në muajin gusht.

E meqenëse, e pret një angazhim i stërngarkuar Arbnora ka vendosur t’ia dhurojë vetës një pushim në bregdetin shqiptar.

Natyrisht, duke e parë bukurinë e saj, duke i parë këto linja trupore si të mos marrë ftesë të bëhet e njohur edhe si aktore në Turqi?

Është një pushim për qejfi, apo për punë të biznesit që kishte nisur pak kohë më parë mbetet të shihet.

Ajo çfarë na takojmë të bëjmë karshi gjithë këtyre sukseseve të kësaj bukuroshe është ta duartrokasim fort Arbnoren./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË