Sukseset për të nuk kanë të ndalur. Fillimisht si miss Kosova, mandej si modele e moderatore, kurse tani po e sprovon vetën edhe si aktore.

Bukuroshja kosovare Arbnora Ademaj, po ia del me sukses secilin rrugëtim që po e nis, shkruan “Kosovarja”.

E nuk ka dyshim se do të shkëlqejë edhe në kinematografinë turke, duke ditur kapcitetin dhe talentin e saj.

E mbase ndonjë ditë të bëhet edhe një prej yjeve botërore.

Arbnora javë më parë ka nisur një karrierë të re në Turqi si aktore, duke u bërë pjesë e një prej serialeve më të reja në shtetin turk.

Kështu ajo po arrin të takohet edhe më aktorët më të njohur të shtetit turk.

Teksa po shijon qëndrimin në Stamboll, Ademaj ka pasur rastin që së fundmi të takohet me një prej aktoreve dhe producenteve më të njohura të kinematografisë turke.

Bëhet fjalë për aktoren Semra Dinçer, e cila është e njohur për publikun shqiptar nga roli i saj në serialin “Nusja nga Stambolli”.

“Kënaqësi e veçantë të ju takoj ju, unë jam rritur duke i shikuar serialet ku luani ju dhe gjithmonë mbeteni e preferuara ime, një nga aktoret dhe skenaristet më të mira në Turqi”, ka shkruar Arbnora Ademaj në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË