Kanë kaluar 12 vite që kur rrëmbeu kurorën e missit, por edhe sot Arbnora Ademaj vazhdon tu bëjë konkurrencë miseve tjera, shkruan “Kosovarja”.

Bukurinë, sharmin dhe çdo gjë tjetër Arbnora po i dëshmon me punën dhe përkushtimin e saj.

Jo më kot edhe do jetë një ndër miset e para kosovare që do marrë pjesë në serialin turk, çka ka bërë që edhe mediat turke ti vërshojnë ballinat rreth lajmeve për Arbnorën.

Pas këtij suksesi, Arbnora ka treguar destinacionin e saj të radhës Monacon ku padyshim që edhe nga atje Arbnora do sjell ndonjë sukses tjetër.

Dhe jo rastësisht ka marrë ftesë që të jetë pjesë e eventit më të madh të Monacos “ Miss TheGlam Monaco International”, ku kjo ftesë ka bërë që moderatorja dhe aktorja të vihet në dilemë.

“Nuk po e di a më marr pjesë ajo?? A më u bë edhe njehere Miss?”.– ka shkruar Arbnora .

Padyshim, që Arbnora e meriton të vijë edhe nga atje me një çmim tjetër./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË