Rrallë që gjendet në ditët e sotme femër sikur Arbnora Ademaj.

Emër ky i shumë epiteteve: e bukur, e zonja, mbretëreshë e ekranit, e shkathët për moderim dhe së fundi edhe për aktrim, shkruan Kosovarja.

Duke e parë talentin dhe shkathtësitë e saj, emri i ka shkuar deri në Turqi, atje edhe ku është kërkuar për një pjesëmarrje të një filmi, gjirimet e së cilit pritet shumë shpejt të fillojnë.

Për bukuroshen shqiptare para pak ditës u fol e u përfol edhe në thuajse të gjitha ballinat e mediave turke, për angazhimin e saj me një rol kryesor në një serial turk.

 

Kjo i ka bërë ende më të etur adhuruesit e saj, të cilët mezi presin që ta shohin aktive edhe në këtë fushë, sa edhe e kanë pyetur se “Kur po na gëzon me naj aksion serial turk”.

 

Epo, edhe nuk kanë faj, sepse për një femër të zgjuar dhe të kërkuar ia vlen të pytet, madje jo vetëm kaq, Nora gëzon edhe një trup perfekt, ku me këto pamje të fundit përrallore dëshmoi edhe një herë se për nga linjat e trupi nuk mund t’ia kalojë askush. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË