Tash e disa javë bukuroshja Arbnora Ademaj po qëndron në ballinat e mediave rozë.

Janë sukseset e saj, arsyeja e gjithë kësaj vëmendjeje, shkruan “Kosovarja”.

Modelja pritet që shpejt të nisë karrierën si aktore, pasi u bë pjesë e kinematografisë turke.

Artikuj të veçant po shkruhen për të jo veç nga mediat vendore por edhe ato turke, duke e cilësuar si një femër të bukur dhe plotë sharm.

Arbnora po vazhdon të ndajë me publikun aktivitetet e saj, ndërkohë që po merr vazhdimisht komente të mira e përkrahje të madhe.

E në secilën paraqitje ajo po mahnitë me bukurinë, stilin dhe elegancën e saj.

Kurse sot ajo vjen me një stil krejt tjetër në të cilin duket e veçantë. E veshur me rroba ushtrie, Arbnora na dëshmon se i ka hije të jetë edhe ushtare.

E bukur, e suksesshme, unike. Thjeshtë një femër e kompletuar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË