Ditën e djeshme Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj u nisën për të pushuar në një tjetër destinacion përrallor.

Pas pushimeve të tyre në Mykonos ata kanë udhëtuar drejt një vendi të largët, oriental në Marok.

Që nga momenti i mbërritjes ata kanë publikuar në Instagram foto të ndryshme ku kanë treguar se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave.

Pak më parë Arbana ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq , me detaje të bardha, të shoqëruar me një buzëqeshje të ëmbël.

Fotoja ka marrë komente të shumta komplimentuese nga fansat dhe ai që bie më shumë në sy është i Eduartit.

Regjisori duket i mahnitur nga kjo foto dhe nuk ngurron t’ja thotë publikisht.“Më e bukura e Marokut”,- shkruan Eduarti.

MUND TË JU PËLQEJNË