Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani, njihet për emisionet e shumta që i ka drejtuar gjatë këtyre viteve.

Madje ajo është një nga fytyrat më të dashura të ekranit shqiptar.

Ajo pasi është izoluar në shtëpi tash e sa ditë, bashkë me djalin e saj Jonin, duket se po i mungon zhvillimi i një jete normale, sikur që po ju mungon të gjithëve.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka shprehur dëshirën, se çfarë do të bëjë pasi të ketë kaluar ‘çmenduria’ e quajtur koronavirus.

“Kur kjo çmenduri të ketë mbaruar, gjëja e parë që do bëj do jëtë të zbuloj botën me shokun tim të udhëtimeve, por për momentin po mjaftohemi me kujtimet e bukura të vitit të shkuar. Çdo gjë do të shkojë mirë. Take care”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë që ka publikuar.

MUND TË JU PËLQEJNË