Moderatorja e njohur Arbana Osmani është një prej figurave më të dashura të ekranit shqiptar.

Ajo ka nisur tashmë sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ku çdo të shtunë sjell në ekran histori të bukura e të trishta që mbajnë mbërthyer para ekranit mijëra spektatorë.

Moderatorja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale ku e shohim të postojë vazhdimisht foto e video ku shpesh herë ndaj me ndjekësit pasionin e saj për kuzhinën.

Ajo është gjithmonë e kuruar dhe në formë perfekte me një stil të veçantë në veshje dhe gjithmonë e buzëqeshur.

Megjithatë qëllon ndonjëherë që nga nxitimi të harrosh etiketën e bluzës pa e hequr, ose pa e mbuluar, në rastet kur bluzën duhet ta kthesh sërish, siç i ka ndodhur Arbanës në një foto të postuar në instagram.

Nëse do ta shohim me vëmendje etiketa ka dalë pak sipër bluzës mi flokë, megjithatë vetëm një sy i mprehtë mund ta dallojë dhe pavarësisht kësaj Arbana duket shumë e këndshme si gjithmonë.

MUND TË JU PËLQEJNË