Leona Lewis këtë fundjavë i jep fund beqarisë!Këngëtarja do të celebrojë me martesë, historinë e saj 9-vjeçare të dashurisë me partnerin e saj, Dennis Jauch. Sikurse raporton “The Sun”, këngëtarja e njohur ka zgjedhur Italinë si destinacionin e dasmës dhe pritet që ajo të jetë madhështore.

“Ajo ka punuar për muaj dhe muaj me radhë dhe është kujdesur që gjithçka të jetë perfekte”- shprehet ndër të tjera burimi.Dasma pritet që të zhvillohet me siguri të lartë dhe të ftuar do të jenë të gjithë miqtë dhe të afërmit e çiftit.

Lewis dhe Jauch janë njohur në vitin 2010 gjatë kohës kur Denis ishte pjesë e ekipit të këngëtares, por gjithmonë janë përpjekur ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së medias./Blitz.al/

MUND TË JU PËLQEJNË