Emri ligjor i Angelina Jolie dhe ai i skenës tani e tutje janë një.

43-vjeçarja ka larguar mbiemrin “Pitt” teksa po divorcohet nga bashkëshorti Brad Pitt, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga “Us Weekly”, transmeton lajmi.net.

Lajmi vjen dy ditë pasi u raportua se Jolie dhe Pitt, 55-vjeç, janë zyrtaritsht të ndarë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, çifti këtë marrëveshje e arritën të premtën më 12 prill, ndërsa po vazhdojnë të negociojnë zgjidhjen e divorcit.

Jolie dhe Pitt u ndanë në shtator më 2016 pas dy vitesh martesë dhe 12 vjet lidhje, ndërsa prej kohësh kaë luftuar për kujdestarinë e fëmijëve.

Në dhjetor të vitit 2018, ata konfirmuan se kanë arritur marrëveshje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

Angelina Jolie Brad Pitt Name Change Document

MUND TË JU PËLQEJNË