Angelina Jolie është mjaft e dashur.

Ajo është nëna e gjashtë fëmijëve me ish burrin Brad Pitt.

Angelina Jolie me dy fëmijët e saj Zahara dhe Shiloh, të hënën në Hollywood.

Aktorja 44-vjeçare dukej elegante si gjithmonë, ndërsa vizitoi ekspozitën e fotografit francez Henri Cartier-Bresson, The Eye of the Century, në Galerinë Leica në Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Bukuroshja Malifente ishte, si gjithmonë, e tëra në të zeza teksa dukej në formë të mirë pas problemeve me shëndeti që kishte kohë më parë.

Ndërkohë, Angelina së fundi ka njoftuar për rolin e saj në Marvel-in e ardhshëm The Eternals.

Ishi i Brad Pitt do të luajë personazhin Thena në film, i cili do të drejtohet nga Chloe Zhao, sipas The Hollywood Reporter .

Përveç Zahara dhe Shiloh, ata janë prindër edhe të Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç dhe binjakëve Vivienne dhe Knox, 11 vjeç.

Në fillim të këtij muaji, ish-çifti bëri një përparim në procedurat e tyre të gjata për divorc, pasi Angelina u pajtua t’i linte fëmijët të rrinin me Brad për një pjesë të verës, ndërsa ajo ishte duke filmuar një film në New Mexico./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË