Almeda Abazi shpjegon emrin që ka zgjedhur për djalin.

Almeda Abazi prej 9 muajsh ka shijuar atë që ajo e cilëson si një nga ngjarjet më të bukura në jetën e saj.

Në një intervistë për “revistawho.com” aktorja shpjegoi gjithçka nga si e priti çifti, tek emri që kishin zgjedhur dhe gjithashtu dha premtimin se fëmijës së saj do t’i fliste gjithmonë shqip.

Almeda tha se fëmija ishte një surprizë e vërtetë dhe jo diçka e planifikuar.

Ajo tha se nuk është shqetësuar aspak për ndryshimet në trupin e saj edhe pse ka shtuar 13 kilogramë, por vetëm ka shijuar lëvizjet e bebit në barkun e saj.

E pyetur për emrin e djalit, modelja u shpreh se e ka zgjedhur Efehan për këtë arsye:

“Po, Efehan. Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan.”

Almeda vazhdoi më tej duke thënë se bebi-t të saj do t’i flasë gjithnjë shqip, ndërsa turqishten do t’ja lërë t’ia mësojë Tolgahan.

MUND TË JU PËLQEJNË