Aktorja, prezantuesja e njëherësh këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Bukuroshja po ashtu është tejet aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan postime dhe video të ndryshme me fansat e saj.

Së fundmi, ajo është rikthyer në kohë dhe ka publikuar disa fotografi kur ishte fëmijë.

Krahas kësaj, këngëtarja Abazi është duke e shijuar ndjenjën e të bërit nënë, ku muaj më parë solli në jetë djalin.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolga, mirëpritën djalin, që e pagëzuan me emrin Efehan.

Ndërkaq, Almeda dhe Tolgahan u martuan në vitin 2017 dhe janë ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË