Almeda Abazi është një ndër modelet më të përfolura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo ka kohë që është duke punuar në projektin e parë muzikor, ku ka bashkëpunuar me DJ e famshëm turk, Burak Yeter.

Dhe pas një pritje të gjatë, bukuroshja jonë ka publikuar këngën e cila vjen në gjuhën angleze.

“Alabama”, titullohet kënga e parë e modeles që e shfaq mjaft seksi në këngën shumë ritmike.

Këngën mund ta dëgjojmë në platformat muzikore ndërkombëtare, të tilla, si Spotify Applemusic dhe Spinninrecords.

Përkrahje krijimtarisë së parë muzikore të modeles i ka dhënë edhe bashkëshorti i saj, aktorit turk Tolgahan Sayisman.

Ndryshe, Almeda është duke punuar në projekte të reja të modës dhe muzikës. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË