Almeda dhe Togla flasin për lindjen e djalit.

Në mediat turke janë publikuar disa fotografi në të cilat, Tolgahani dhe Almeda shihen duke dal nga spitali me djalin e tyre.

Ata u u pyetën nga gazetarët se kujt i ngjan foshnja dhe Almeda u përgjigj: “Kur e pashë për herë të parë mendova se lindi Tolgahan. I thashë Sayisman që është identik si ti. Njerëzit që erdhën për vizitë thanë të njëjtën gjë. Dhe grupet e gjakut i kanë njësoj AB.”

Aktori pak ditë më parë tha se lindja ishte e vështirë por për fat të mirë si nëna dhe foshnja janë mirë.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme. E kam përjetuar këtë pjesë edhe gjatë skenave të filmave por nuk është njësoj.”./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË