Almeda Abazi e pranon se është penduar për ndërhyrjen estretike që e ka bërë.

Almeda Abazi njihet si një femër natyrale dhe që nuk grimohet edhe aq, mirëpo as ajo nuk u ka shpëtuar ndërhyrjeve estetike.

Këtë ajo e ka pranuar hapur disa herë dhe nuk e ka pasur problem fare, madje ka treguar edhe se në cilat pjesë ka ndërhyrë, e që janë hunda dhe pjesa e sipërme e buzës.

“Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë”, është shprehur ndër të tjera Almeda.

Ndryshe ajo dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë dhe gjinia e foshnjës është djalë./Lajmi.net/.

MUND TË JU PËLQEJNË